Lajme

Vuçiq kërcënues: Se si do t’i mbrojmë serbët në Kosovë, uroj të mos vijë puna ta shohim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar ta quajë aksioni e djeshëm të Policisë e Doganës së Kosovës kundër kontrabandës si një provokim të rëndë për serbët në Kosovë.

Ai në një deklaratë të bërë sot në Pançevë, përcjell agjencia Tanjug, ka thënë se luftimi i kontrabandës ishte vetëm një arsye për të hyrë në veri dhe për të frikësuar serbët.

“Kjo është hera e shtatë apo e tetë që e bëjnë për të treguar forcën. Gjithçka që mendojnë se mund t’ua bëjnë serbëve, le ta bëjnë dhe pastaj do të shohin se si do të jetë reagimi jonë. Dorëzimi nuk është opsion dhe e jona është të luftojmë. Do të mbrojmë popullin tonë, Si? Uroj të mos vijë puna ta shihni se si”, ka thënë Vuçiq.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Ai dje, pas aksionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë e Zveçan, ku pati rezistencë të serbëve lokalë, i mblodhi ata në Rashkë dhe u premtoi se “Serbia më nuk do të lejojë që kjo të përsëritet”.

Njëjtë kishte thënë edhe para dy javëve kur Kosova vendosi reciprocitet për targa të veturave dhe nisi policinë në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, për të garantuar këtë proces.

Gjatë aksionit të djeshëm, Policia e Kosovës ka njoftuar se në nivel vendi ka arrestuar tetë persona për kontrabandë, ndërkohë që 10 pjesëtarë të Policisë janë lënduar në veri nga sulmet e serbëve me granata dore, gurë e gjëra të tjera.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Policia është në kërkim edhe të pesë personave.

Pretendimet e Vuçiq u mbështet ditën e djeshme edhe nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, ndërkohë që Qeverisë së Kosovës i kanë dhënë të drejtë ambasadat e vendeve të Quintit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, si dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon.

E dimë të gjithë se në zonat me shumicë të komunitetit serb në Kosovë, operojnë grupi kriminale të organizuara dhe të supërvizuara nga Beogradi, të cilët medoemos duhen çmontuar dhe nxjerrë para drejtësisë. Kush është kundër këtyre aksioneve të policisë, është në mbështetje të separatistëve serb dhe kundër shtetësisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *