Lajme

Foto/ Bie dëbora e parë edhe në Librazhd, zbardhet vendi, ulen ndjeshëm temperaturat

Zonat malore të Qarkut të Elbasanit u zbardhën gjatë orëve të para të kësaj të enjteje nga reshjet e para të dëborës, që pasuan rënien e ndjeshme të temperaturave.

Reshjet e para të dëborës së kësaj vjeshte nisën rreth orës 04:15 dhe zgjatën deri në agim, por edhe pse me intensitet të dendur, trashësia e saj nuk ka shkuar më shumë se 15-20 cm në malin e Shebenikut, ndërsa në malin e Sopotit dhe Polisit, Dardhës e Xhyrës, rreth 10 cm.

Lexo më shumë  Ish-drejtori i Burgjeve në Shqipëri, i dha tenderin 200 mijë € pa garë vëllait të deputetit të PS për fruta, perime dhe reçel për të dënuarit

Ndërkohë, reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në malësinë e Gramshit dhe shumë pak në atë të Elbasanit. Reshje dëbore kanë rënë për disa minuta edhe në disa fshatra malorë të Qarkut të Elbasanit, por më pas ka pasur sërish reshje shiu.

Gjatë paradites, reshjet kanë pushuar në të gjithë hapësirën gjeografike, ku shtrihen shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan dhe nuk raportohet për probleme të shkaktuara nga reshjet.

Lexo më shumë  Edhe 7 ditë deri në fund procesit, ASK-ja u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *