BallinaBota

Italia merr dozat e para të vaksinës anti-Covid

Furgoni me 9,750 dozat e para të vaksinës anti-Covid të Pfizer-Biontech ka arritur në kufirin e Brenner me Italinë pasi ishte nisur nga Belgjika.

Mediat italiane kanë publikuar lajmin që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa shtojnë se furgoni që ka prekur tashmë tokën italiane është i shoqëruar nga karabinierët.

Automjeti do të drejtohet në spitalin Spallanzani në Romë ku do të kryhen vaksinimet e para.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Mediat italiane bëjnë me dije se e para që do ta marrë vaksinën në Itali është Claudia Alivernini, infermierja 29-vjeçare e spitalit Spallanzani në Romë, më 27 dhjetor.

“Vaksinimi është një akt dashurie dhe përgjegjësie ndaj komunitetit – tha ajo -. Unë përfaqësoj me krenari të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët, si unë, kanë qenë në ballë gjatë kësaj pandemie”,– deklaroi ajo.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Këto Krishtlinjde në kohë pandemie e gjejnë Italinë të boshatisur.

Por përvec frikës dhe masave kufizuese, një shpresë e re hapet për ta me mbërritjen e vaksinës. Të shumtë janë personalitetet që kanë deklaruar se janë të gatshëm të vaksinohen live.

Kujtojmë se Italia është ndër vendet europiane më të goditura nga kjo pandemi.

YouTube player