Lajme

Rimëkëmbja ekonomike, bujqësia në krizë, më dobët se në pandemi

Ekonomia shqiptare u rrit me 17.9% në periudhën prill-qershor, falë një baze krahasuese të vitit të kaluar kur vendi ndodhej në karantinë dhe thuajse të gjitha sipërmarrjet ishin të mbyllura. Por jo të gjitha degët e ekonomisë po rimëkëmben me të njëjtin ritëm.

Teksa një rritje e tillë ishte e pritshme dhe çdo sektor duhet të raportonte rritje dyshifrore, të dhënat e INSTAT tregojnë se bujqësia jo vetëm ka prodhuar rritje, por ka bërë hapa prapa, duke u tkurrur me 0.6%. Kjo dëshmon se sektori që mban gati 1/5 e peshës së prodhimit kombëtar është zyrtarisht në krizë dhe se masa si rimbursimi i akcizës së naftës nuk kanë prodhuar rezultat.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Dega që shënoi rritjen më të fortë ndërkohë është ndërtimi, falë procesit të rindërtimit pas tërmetit dhe bumit të lejeve; ndjekur nga industria nxjerrëse, përpunuese dhe energjia, falë rritjes së çmimit të karburanteve, metaleve dhe energjisë elektrike.

Sinjale shumë pozitive vijnë ndërkohë nga sektori i informacionit dhe komunikacionit, që pavarësisht se në pandemi nuk pësoi krizë, por madje ishte një ndër fituesit e mëdhenj së bashku me shëndetësinë private; edhe në këtë fillimvit vazhdon rritjen, për të dëshmuar se ndryshimet teknologjike që solli pandemia do të mbeten të pranishme në vendin tonë.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Edhe për pjesën e mbetur të vitit ekonomia shqiptare pritet të regjistrojë rritje, falë krahasimit me vitin e krizës, teksa objektivi i qeverisë është për rritje mbi 5.5%./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *