“Prindërit ku i ke?”/ I kishte vëzhguar, dalin SMS që drejtori u dërgonte nxënëseve
POGRADEC– Së fundmi në vend janë denoncuar një sërë akuzash për sulme seksuale ndaj të miturave. Por mesa duket ngjarje të tilla të rënda ndodhin edhe në shkolla. Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës në Pogradec që është vënë në pranga pasi u dërgonte mesazhe dhe bënte shenja ngacmimi kundrejt dy vajzave të mitura gjatë orëve të mësimit.
“ABC” zbulon disa nga mesazhet që Haxhillari, u dërgonte dy 14-vjeçareve, të cilat kishin mundur që të ruanin sinjalet e dërguara me mesashe për të provuar pretendimet e tyre. Mesa duket, drejtori i shkollës i kishte studiuar prej kohësh dy vajzat, e fillimisht i kishte dërguar mesazh njërës prej vajzave që nuk jetonte me prindërit. Duke qënë se prindërit i kishte emigrantë në Greqi, e nuk mund ta kontrollonin celularin e të bijës, Haxhillari duket se kishte gjetur prenë perfekte. Por mendoi gabim.
Të miturës i dërgoi fillimisht një emoji, e kur ajo nuk reagoi, ai e fshiu. Megjithatë vajza mundi t’i bëjë screen-shot mesazhit.
“I tregova vëllait mesazhin në Whatsapp. Vëllai të nesërmen erdhi në shkollë. Debatoi me drejtorin dhe i kërkoi llogari. Drejtori i kërkoi të falur,”-tha 14 vjeçarja. Ndërsa e mitura tjetër ka gjetur në ditë të ndryshme në celularin e saj thirrje në “Whatsapp” nga numri i Haxhillarit.
Ajo tregonte se zakonisht i telefononte në mbrëmje, të cilat i shihte kur zgjohej në mëngjes. Kur përballej me të, drejtori i arrestuar kishte vetëm një justifikim: I kam rënë pa dashje! Por veç kësaj, e mitura ka thënë në Polici se ka gjetur disa herë dhe mesazhe të fshira.
Duke mos marrë asnjë sinjal nga të miturat, drejtori i ka provokuar edhe në shkollë me gjeste, ndërsa shtojnë se 59-vjeçari konsumonte shpesh alkool në lokalin pranë shkollës dhe hynte në mësim pasi kishte pirë.
Të shqetësuara nga sjellja e tij vajzat biseduan me familjarët e tyre dhe mësuesen kujdestare, duke vendosur që ta dërgonin çështjen në Polici. Haxhillari u arrestua një ditë më parë dhe u pezullua nga detyra, duke shkaktuar reagime të forta në rrjet.
Rruga Press

