KryesoreLajme

Ćudić: Palmer favorizonte shkëmbimin territorial. Vlora Çitaku më la të kuptoj se duhet të hesht

Sabina Ćudić është zv.presidente e partisë boshnjake “Nasa Stranka”. Në emisionin “A Show”, me gazetarin Adi Krasta, ajo u shpreh se kishte qenë e ftuar, në prill të vitit 2019, në Uashington të merrte pjesë në një panel k i ftuar ishte edhe Shpend Ahmeti, kryetari aktuali i Komunës së Prishtinës, si dhe me folës të tjerë.

Në mbëmjen e aktivitetit jozyrtar të asaj dite, në një festë kokteli në lidhje me atë konferencë, Ćudić shprehet të ketë patur një bisedë joformale me z. Matthew Palmer ku i ka shprehur këtij të fundit shqetësimin e saj rreth propozimit të atëhershëm për shkëmbime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të kishte implikime për të gjithë rajonin.

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Evropë të dietës ushqimore

Znj. Ćudić, i tha z. Krasta se nga biseda e saj me z. Palmer kuptoi se ky i fundit e mbështeste këtë ide.

“Kuptova se Palmer favorizonte idenë e ndryshimit të kufijve. Vlora Çitaku, asokohe ambasadore e Kosovës në SHBA, e pranishme në bisedë më kërkoi të mos përfshihesha mbi këtë çeshtje nëse Kosova dhe Serbia do arrinin marrëveshje. Ditën e nesërme me thanë të largohem nga diskutimi për Kosovën”, u shpreh zv. presidentja e partisë “Nasa Stranka”.

“Kam folur sepse nuk dua që Bosnja të jetë në prag të zbatimit të politikave të rrezikshme. Rezistenca që i bëri Kosova atij plani duhet të jetë frymëzim për vendin tim. “Kosova është e rëndësishme për mua sepse im shoq dhe im bir mbajnë pasaportë kosovare”, tha znj. Sabina Ćudić .

Në lidhje me këtë rast ajo ka shkruar edhe në llogarinë e saj në facebook, ku sqaron rreth këtij takimi të saj me z.Palmer dhe Vlora Çitakun.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *