Rihapet terminali doganor i Trepçës
Sot është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.
Në ngjarje ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Në ngjarje kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë doganor.
Kurti një vit më herët kishte premtuar se do të rihapë terminalin doganor të Trepçës, për të cilin pati thënë se iu është marrë padrejtësisht në vitin 2013.
Terminali doganor në Trepçë ka operuar nga viti 2003 deri në vitin 2014.
Rruga Press