ANXHELA PERISTERI SHPALLET FITUESE E FESTIVALIT TË 59-TË TË KËNGËS NË RTSH
Anxhela Peristeri me këngën ‘Karma’ është fituesja e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Këngëtarja fitoi shumicën e pikëve nga juria, duke marrë kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinës në Eurovision, i cili do të mbahet në Holandë nga 18 maj deri më 22 maj 2021.
Peristeri fitoi duelin për çmimin e parë me dy këngëtarë, si Sardi Struga, i renditur i dyti me këngën “Kam me të ba me kajt” dhe Festina Mejzini, e cila me “Kush je ti moj dashuri” plotësoi tri vendet e para të një edicioni ndryshe nga ato të shkuarat.
Rruga Press