Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale, Presidenti dekreton anëtarin e gjashtë
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.
Me këtë dekret, Gjykata Kushtetuese ka tashmë 6 anëtarë, numër i nevojshëm për plotësimin e kuorumit për vendimmarrje.
Presidenti Meta mori nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për kandidim dhe raportin e arsyetuar të renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Renditja e KED
1) Përparim Kalo: 90,29 pikë
2) Aleksandër Toma: 75,57 pikë
Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendime për disa çështje tepër të rëndësishme, si vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Rruga Press