Lajme

Shirat e dendur fryjnë Drinin, banorët e Nënshkodrës në ankth nga përmbytjet

SHKODËR – Moti i keq që ka përshirë vendin tonë ditën e sotme ka sjellë problematikat e para në disa qytete, veçanërisht në Durrës dhe Vlorë, ku janë shfaqur vështirësi me ankorimin dhe nisjen e tragetëve. Ndërkohë, në zonat malore të Shkodrës janë hasur probleme në akset rrugore, ndërsa banorët e Nënshkodrës janë me sytë nga kaskada e Drinit ku nëse prurjet rriten, hapja e portave të shkarkimit është e pashmangshme. Banorët e Nënshkodrës janë me sytë nga qielli pasi nëse shtohen reshjet dhe prurjet dhe vendoset hapja e portave të shkarkimit atëherë përmbytjet janë të pashmangshme.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

Të dhënat tregojnë se aktualisht nuk ka gjasë të vendoset një hapje e portave, por asgjë nuk përjashtohet me shtimin e reshjeve. Problematike aktualisht paraqitet në rrugën e Thethit për shkak të reshjeve të dëborës. Edhe në juglindje, në aksin Shtyllë-Panarit paraqiten vështirësi dhe problematika në rrugë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *