Lajme

Nipi i tij i shpallur në kërkim, deputeti i PS-së Rrahman Rraja: E dija se ishte jashtë shtetit!

Deputeti i Krujës Rrahman Rraja, ka reaguar pas shpalljes në kërkim të nipit të tij, Ramazan Rraja.

Rrahman Rraja u shpreh se prej tre muajsh nuk ka pasur komunikim me nipin e tij, dhe aq më pak që të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur deputeti Rraja.

Lexo më shumë  Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024

Ramazan Rraja është shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në Lezhë, ku së bashku me dy persona të tjerë hyri i armatosur në lokal, sipas policisë për t’u hakmarrë për një sherr të vjetër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *