Opinion/Aktualitet

Përse i djeg Ramës fjala “tradhtar i Kosovës”?

Me zjarret kryeministri ynë nuk ka punë, sepse është fort i zënë në kalimin e pushimeve buzë detit Jon në Dhërmi, pranë rezidencës qeveritare. Edhe udhëtimin e pati mjaft të mbarë kur fluturoi me helikopter, paçka se vendi po piqet nga flakët e paaftësisë së strukturave shtetërore.

Rama u “dogj”, jo nga dielli që mbrohet nga kremi i shtrenjtë në lëkurën e tij vyshkore, por nga disa komente masive që e cilësojnë si “tradhtar të vendit”, veçanërisht të çështjes së Kosovës dhe hapjes me Serbinë, deri në heqjen e kufijve të çmendurisë së tij.

Sot Rama reagoi, duke përdorur një fjalor idiotesk me mendimin se duke fyer elitën politike në Kosovë, nga Haradinaj tek Kurti, do të fitojë pikë në “tallavanë e Rilindjes”, pasi në Kosovë e kanë të qartë se marrëzia deri në kapërcimin e kufirit të tradhtisë së kombit erdhi nga nënshkrimi i marrëveshjes Rama-Vuçiç-Zaev në nismën e “Minishengenit Ballkanik”, që e quajtën “Ballkani i Hapur”.

Nuk janë reagime të “patriotëve të përjetshëm” që e duan atdheun edhe me të këqijat e tij, por qëndrime masive me fakte dhe prova që tregojnë se politika individuale e Ramës po i jep serbisë revansh, në fuqizimin ekonomik dhe rihapjen e “nacionalizmit ekstrem” kundër Kosovës. Mik quan Vuçiçin, por “armik” ish-kryeministrin Ramush Haradinaj të cilëin arriti deri aty sa ta hidhte në gjyq dhe “të paditur e të pagdhëndur” Albin Kurtin.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Për t’iu thënë të gjithë atyre në Kosovë që e kanë gjetur tradhëtarin tek unë, se së pari, unë jam po ai që në mes të Beogradit fola me zë të lartë për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sikur të tërë ta mbronin njohjen e Kosovës në gjuhë të huaj të paktën siç e mbroj unë, kudo e kurdoherë, sot Kosova do të ishte shumë më e respektuar ndërkombëtarisht”, shkruan Rama.

Ai e risjell atë vizitë në Beograd si shenjën më të “lartë patriotike”, por në fakt që nga ajo vizitë e më pas u shënjua vetëm rënia e Kosovës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Shëtiti edhe në Luginën e Preshëvës, por sot Rama duhet të thotë se përse që nga vizita e tij në Beograd në vitin 2014 dhe deri më tani në Luginën e Preshëvës “miku i tij Vuçiç” ka shpërngulur mijëra qytetarë shqiptarë, duke u hequr edhe të drejtën e pronës?

Qoftë edhe një herë të vetme nuk i kërkoi “mikut Vuçiç” që të kërkonte ndjesë për krimet në Kosovë, por nën haluçinacionet perverse politike, i dha presidentit serb në duar sërish flamurin e nacionalizmit dhe manipulimit, ku para syve të Ramës, Serbia hiqet si viktimë dhe Kosova duhet të quhet “agresore”.

A ka tradhti më të madhe sa të marrësh në duar hartën e Kosovës dhe ta copëtosh sipas “strategjisë” së projektit të “Shoqërisë së Hapur” e cila finacohet nga Soros në Beograd? A ka tradhti më të madhe që homologun e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha jetën e vëllezërve dhe luftoi kundër masakrave të Milosheviçit ta hedhësh në gjyq për “shpifje”?

A ka tradhti më të madhe që të nënshkruash me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për “Ballkanin e Hapur” duke lënë jashtë Kosovën?

Sot Rama flet si “vizionar” që kërkon të bëjë “pajtimin e madh” në Ballkan, jo duke u treguar politikan strateg, por minimalisht bartës i injorancës dhe sharlatanizmit ditor dhe maksimalisht sikurse e komentojnë masivisht në Kosovë “tradhtar”.

Ramën kjo e djeg më shumë se çdo gjë tjetër, pasi e ka të vështirë të kapërcejë atë traun e kufirit dhe traun e Rrugës së Kombit për të vizituar lirisht Prishtinën, ndaj rruga e tij më e afërt është Beogradi. /Boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *