Kuriozitete

Arsyet përse disa shtete zgjedhin që të ndryshojnë kryeqytetin

The Economist

Më 18 janar, Indonezia njoftoi se kryeqyteti i saj i ri do të quhet Nusantara (arkipelag). Presidenti i vendit, Joko Widodo, hodhi poshtë 80 opsione të tjera përpara se të vendoste për Nusantara. Projekti, i vlerësuar  se do të kushtojë 32 miliardë dollarë,  përfshin 180,000 hektarë të asaj që tani është një xhungël në ishullin Borneo.

Egjipti gjithashtu ka ambicie për të ndërtuar një kryeqytet të ri madhështor. Në dhjetor, qeveria mbajti mbledhjen e parë të kabinetit në kryeqytetin e ri administrativ ende të paidentifikuar, një qytet që po ndërtohet rreth 49 km në lindje të Kajros, raporton abcnews.al

Pse vendet po ndryshojnë kryeqytetet e tyre?

Historikisht sundimtarët kanë përdorur kryeqytetet e reja për të bashkuar zona të ndryshme.  Sipas legjendës, mbreti Menes bashkoi Egjiptin e sipërm dhe të poshtëm në një mbretëri në 3150 para Krishtit dhe vendosi Memfisin në qendër të saj.

Presidenti George Washington zgjodhi vendndodhjen e Uashingtonit, DC në 1790 si një urë midis shteteve veriore dhe jugore , megjithëse ishte një bastion i Unionit gjatë Luftës Civile. Dhe Australia zgjodhi Kanberrën si kryeqytetin e saj në fillim të shekullit të 20-të pjesërisht për shkak të barazisë së saj të ashpër midis Melburnit dhe Sidneit.

Megjithatë, një zhvendosje nuk garanton unitet. Në vitin 1991, Nigeria e zhvendosi kryeqytetin e saj nga Lagos, në bregun jugor, në Abuja. Lagos ishte historikisht i dominuar nga Joruba i krishterë dhe Abuja supozohej të ishte një zonë midis jugut të krishterë dhe veriut mysliman.

Por Hausa, fisi më i madh islamik, ka përfituar më shumë nga shpërngulja në Abuja, pasi shumë prej ndërtesave publike në Abuja përdorin imazhe islame. Dhe populli indigjen Gwari, që janë përzënë nga tokat e  tyre ende protestojnë.

Jo të gjitha zhvendosjet kanë qëllime të mira. Disa liderë duan të ndërtojnë një fortesë larg subjekteve të tyre. Kryeqyteti i Mianmarit, Naypyidaw, është një projekt  ushtarak, i ndërtuar në vitin 2004 për të mbrojtur selinë e pushtetit të juntës.

Në vitin 2017, presidenti Teodoro Obiang i Guinesë Ekuatoriale, diktatori më jetëgjatë i Afrikës, e zhvendosi kryeqytetin nga Malabo në Oyala. Pasi erdhi në pushtet me anë të një grushti shteti, presidenti donte të strehohej në një vend të sigurt – larg rebelëve, kritikëve dhe aktivistëve.

Presidenti i Indonezisë pretendon se ka synime më fisnike. Ai premton një parajsë me emëtime zero dhe diçka e tillë do të balancojë nivelet e shoqërisë, e cila është shumë e përqendruar në zonat urbane perëndimore. Kritikët kanë kundërshtuar duke thënë se pjesa më e madhe e tokës që qeveria po blen është tashmë në pronësi të individëve dhe kompanive të pasura.

Brazili u përpoq të bënte diçka të ngjashme me Brasilian, e cila zëvendësoi Rio de Zhaneiron si kryeqytet në vitin 1960. Qyteti i ri duhej të krijonte një shoqëri me të drejta të barabarat pa punëtorë informalë ose të paligjshëm.

Në vend të kësaj, demografia e qytetit u rrit për të pasqyruar pjesën tjetër të Brazilit.

Sot është një nga qytetet me nivelet më të  pabarabarta në botë./Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al/

Rruga Press

YouTube player