Populli në Kosovë po shkon në vendosjen e qeverisjes së vendit me shumë dije e të vërteta për pushtetarët
Nga Hysamedin Feraj
Populli në Kosovë po shkon në vendosjen e qeverisjes së vendit me shumë dije e të vërteta për pushtetarët:
.I.
Sundimtarët 20 vjeçar,
1.Ia dhunuan vullnetin, sepse e patën mundësinë: qeveria e zgjedhur ishte e varur prej tyre përderisa popullata u dha vota;
2. Morën vota me njerëz të dënuar nga ligji e të ndaluar nga kushtetuta;
3 E rrëzuan qeverinë në kundërshtim me kushtetutën, sepse e nisi me sukses luftën kundër korrupsionit të tyre;
4. Për mbrojtjen e korrupsionit shkelin ligjin më themelor, dhe aq më leht ligjet e tjerë, duke e zhveshur absolutisht qytetarin nga siguria ligjore.
.II.
Populli në Kosovë po shkon në vendosjen e qeverisjes me dijeninë për pushtetin e katërt:
Media mbisunduese,
1. Është e korruptuar poaq sa vetë sundimtarët shtetëror;
2. Mjeti kryesor i rujatjes së sundimit dhe korrupsionit është lajmi i rremë dhe shpifja kundër VV;
3. Lajmi kryesor i rremë dhe shpifja kryesore epistemike (njohëse) pritet me qenë: aq vota sa VV ta krijojë qeverinë e vetme çon në diktaturë dhe në monizëm
.III.
Populli në Kosovë po shkon në vendosjen e qeverisjes me dijen demokratike se:
1. Vota që e detyron koalicionin e fituesit me cilindo që s’është fitues, ia ka dhënë qeverisjen të dytit;
2. Përfundimi i eksperimentit, të kryer tashmë me 6 nëntor për balancimin e luftës së VV kundër korrupsionit duke e detyruar për koalicion me të korruptuarit, është fitore e korrupsionit;
3. Përsëritja e eksperimenti e përsërit rezultatin;
4. Se qeverisja nga një parti e vetme është mundësi e demokracisë:
Përndryshe SHBA, të qeverisura gjithnjë nga një parti e vetme, do duhej klasifikuar si diktatura njepartiake, ndërsa si shëmbëlltyrë e demokraise Italia, e qeverisur gjithmonë nga koalicione partiakë dhe me qeveritë më jetëshkurtëra.
5. Askund dhe asnjëherë kriter as garant i demokracisë nuk ka qenë as nuk është koalicioni i detyrueshëm qeveritar,
6. Është kriter i demokracisë qeverisja nga forca politike që fiton shumicën, në konkurrencë me të tjerat.
©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara