Bllokohet në shpellë për 54 orë, shpëton burri nga Uellsi
Një burrë i cili ra në një shpellë në Uells, mbeti i bllokuar për dy ditë përpara se të shpëtohej nga një ekip prej gati 300 personash.
Burri, që është rreth të 40-e, ishte në gjendje shëndetësore të mirë, sipas shërbimeve të urgjencës të martën, transmeton The Sun.
Ai u tërhoq nga “Ogof Ffynnon Ddu” në Brecon Beacons të hënën në mëngjes pasi kaloi 54 orë brenda shpellës.