BallinaLajme

Trafiku i kokainës, flet ish-polici Emiljano Nuhu: Informova Veliun për klanin “Rraja”, s’e referoi rastin

Një ditë më parë në një operacion të policisë belge dhe asaj gjermane ra në pranga nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, por Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar në një lidhje me emisionin ABC-ja e Mëngjesit se e kishte denoncuar atë që ai e quajti klanin “Rraja” që në gusht të vitit 2018.

Nuhu u shpreh se në datat 3 dhe 14 gusht ka dërguar dy e-maile në adresë të drejtorit të policisë Ardi Veliu dhe në dijeni ka qenë edhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe Fatmir Xhafaj.

“Më shumë se dy vite më parë e kam lajmëruar. Kam dërguar 2 emaile, një në datë 3 gusht dhe një në datën 14 gusht. Kur dërgova të parin nuk mora reagim mendova nga fluksi i punës. Kur e nisi për së dyti prapë nuk mora asnjë përgjigje nga Ardi Veliu siç kishim marrë më përpara nga drejtorë të tjerë të përgjithshëm”, u shpreh Nuhu.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Ai tha se ka njoftuar kupolën e policisë se pjesëtarë të kësaj familje merreshin me trafik të lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit. “Informacioni ka qenë për këtë grup kriminal, këtë familje mafioze që kryente kultivim dhe trafik droge brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ata e kanë filluar karrierën e tyre me vrasje me pagesë dhe kanë kaluar tek trafiku i drogës.

Kemi raste kur jo vetëm unë por edhe agjentë të tjerë kanë kryer operacione ndërkombëtare. Shtetet homologe kanë kërkuar agjentë dhe shteti i ka dhënë agjentë. Strukturat e huaja i kanë marrë për bazë por kanë humbur besimin. Nuk bashkëpunojnë më me policinë shqiptare. Nuk mund të krijohet ky operacion pa një person brenda grupit”, tha Nuhu.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Drejtësia belge dhe ajo gjermane pas një hetimi për gati dy vite zbuluan dhe goditën një grup kriminal të trafikut të kokainës duke arrestuar 8 persona, 6 nga të cilët janë shqiptarë, që cilësohen si drejtuesit e bandës. Mes të arrestuarve është edhe Ramazan Rraja 27 vjeç banues në Nikël, i cili është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

27-vjeçari u bë i njohur pak kohë më parë, pasi u denoncua për dhunë ndaj një vajze në ambientet e QSUT-së. Po ashtu në pranga ra edhe Fioralb Rraja 24 vjeç, banues po në Nikël dhe i afërm i deputetit Rraja./ ABC

Rruga Press

YouTube player