Art & KulturëLajme

Rikthehet pirati Sandokan, e interpreton aktori me origjinë shqiptare

Është padyshim një nga aktorët më të njohur turq, jo vetëm në vendin e tij, por edhe nga të paktët që kanë arritur tashmë famën edhe në perëndim, veçanërisht në vende si Spanja dhe Italia.

Can Yaman, që publiku shqiptar ka njohur si protagonist i serialeve si “Dolunay” dhe “Erkenci Kuş”, mund të bëj hapin e madh në karrierë, duke marrë rolin e një miti të viteve 70-80.

Aktori turk me origjinë shqiptare, nga momenti që babai i tij është djali i një emigranti nga Prishtina, pritet të marrë rolin  e Sandokanit, piratit të Malajzisë në një serial italian që do të tentojë të rifitojë suksesin e origjinalit, ku protagonist ishte aktori indian Kabir Bedi.

Seriali pritet të transmetohet vitin e ardhshëm, dhe do të ketë praninë e aktorëve të njohur italianë si Luca Argentero dhe Alessandro Preziosi.

Lexo më shumë  Kurti e pret në takim zyrtaren e lartë amerikane

Lindur në Stamboll, aktori 31-vjeçar ka pohuar vetë origjinën e gjyshërve të tij. “Nga ana e babait tim flasin shqip, por unë nuk flas se jam rritur me familjen e nënës”, ka deklaruar aktori, që ka pohuar edhe se ka ndenjur disa kohë në Tiranë.

Yaman nuk është aktori i vetëm turk që ka deklaruar prejardhje shqiptare. Diçka të tillë e kanë deklaruar publikisht emra të njohur si Kivanç Tatlitug,  Halit Ergenç dhe Engin Altan Dyzyatan.

Lexo më shumë  Mbi 100 artefakte të masakrës së 26 marsit 1999 ekspozohen në Muze

Rruga Press

YouTube player