Lajme

ShBA: Kushtetuta, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të shenjta

Ambasada e ShBA-së në Kosovë, pas përfundimit të vizitës së dy emisarëve, ka thënë se Kosovës askush nuk është duke i kërkuar që të komprometojnë sovranitetin e saj, të heqë dorë nga integriteti territorial ose të shkelë Kushtetutën, meqë këto i konsiderojnë “të shenjta”.

Megjithatë, ShBA thotë se status quo-ja është e paqëndrueshme, prandaj Kosova duhet të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë me njohje reciproke, njofton Klan Kosova.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“ShBA-ja mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra më e mirë për liderët e Kosovës për të ofruar një të ardhme evropiane për qytetarët e saj. Status quo-ja është e paqëndrueshme; ne inkurajojmë angazhimin konstruktiv, fleksibil dhe urgjent nga të gjithë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar marrëdhëniet, të përqendruara në njohjen reciproke. Askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të komprometojnë sovranitetin e Kosovës, të heqin dorë nga integriteti i saj territorial ose të shkelin Kushtetutën. Ato janë të shenjta”.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, sot kanë udhëtuar për në Serbi pas përfundimit të vizitës treditore në Kosovë. Ata u takuan me krerët e shtetit, partitë opozitare dhe shoqërinë civile për dialogun me Serbinë.

Rruga Press

YouTube player