Shëndetësi

Kreu i urgjencës: Ku ndryshon Omicron nga Delta, të gjithë do të infektohen

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se me variantin Omicron, shifrat e infektimeve kanë arritur në rekord, ndërsa ndryshimi në krahasim me vitin e kaluar është se është ulur me rreth 50% numri i të shtruarve në spitale.

Më tej, Brataj tregoi edhe ku ndryshon varianti Omicron nga ai Delta, teksa ky i fundit është një formë më e rëndë e koronavirusit.

Si është situata?
Në një situatë të tillë, ku të gjithë parametrat kanë ndryshuar dhe për fatin e mirë jo të gjithë janë përkeqësuar, numri i të shtruarve në spitale është thuajse konstant, dhe rreth 50% më pak se vitin e kaluar. Tipike është fakti i numrit të vizitave, që është disi i rritur, në krahasim me vitin e kaluar. 434 vizita në banesë kemi në 24 orët e fundit, dhe mbi 200 kemi konsulta me mjekun e familjes. Nga këto, vizita për Covid janë 87, pra janë dyfishuar në krahasim me dhjetorin.

Vijon të jetë në qarkullim varianti Delta?

Sigurisht që është akoma në qarkullim. Jemi në fazën ngjitëse të infeksioneve nga vala e katërt e Omicronit, pasi kemi shifra të larta infektimi. Por ndryshimi është te numri i të shtruarve në spital, se kemi më pas, krahasuar me vitin e kaluar.

Sa qëndrojnë në shtëpi pacientët me Omicron?

Klinika është e varur me gjendjen shëndetësore, me moshën, vaksinimi, etj. Do t’i gjejë të gjithë, edhe të vaksinuarit, edhe të pavaksinuarit, por çmimin më të lartë do ta kenë të pavaksinuarit.

Cilat janë benefitet e një të vaksinuari të prekur nga Omicroni?

Të pavaksinuarit rrezikun e kanë shumë herë më të madh, sepse Omicroni është gjithmonë koronavirus. Nëse zgjat më shumë se 5 ditë, kujdes sepse edhe Omicron jep shenja të pulmoneve. Ka shumë asimpomatikë dhe që e kalojnë lehtë, por nëse kalon një javë dhe keni probleme me frymëmarrjen, duhet t’i drejtoheni spitalit, sidomos kur oksigjeni bie poshtë 90.

Kush e ndan nëse është Delta apo Omicron dhe a ka raste në spital me Omicron?

Sekuencimi nuk bëhet. Tamponi tregon nëse je pozitiv ose jo. Nëse format shfaqen 5-6 ditë më vonë, është Delta, nëse shfaqet 2-3 ditë, është Omicron. Nëse Delta kishte 40-50% humbjen e shijes dhe nuhatjes, Omicroni e ka 10%. Omicroni ka bllokim hundësh e sekrecione, që ishin më të rralla te Delta. Omicroni është më i ngjashëm me gripin.

A mbron ende maska?

Masat janë të shkruara në gur, nuk ndryshojnë. Maska ka 100 e ca vite që mbrojnë. Nuk ndryshojnë rregullat në asnjë mënyrë. Maskat duhen mbajtur, sidomos kush ka fëmijë të vegjël, sepse janë të pavaksinuar.

Rruga Press

YouTube player