BallinaLajme

Analistja Emini: Hoti e ka mbajtur qeverinë me zor, nëse s’ka zgjedhje muajin e ardhshëm, do ketë probleme

Analistja Donika Emini foli në Euronews Albania për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti në Kosovë.

Znj. Emini deklaroi se rasti i Etem Arifit u zvarrit me 6 muaj për t’i dhënë kohë qeverisë Hoti.

Sipas saj tashmë situata politike në Kosovës ndodhet në një moment kritik.

“Ky vendim ishte zvarritur tepër. Rasti i Etem Arifit u zvarrit me 6 muaj për t’i dhënë kohë qeverisë Hoti. Po vjen një moment kritik, ne e dinim që zgjedhjet do të ndodhnin se nuk kishte asnjë opsion tjetër në raport me presidentin. Zgjedhja e presidentit të Kosovë është zakonisht një proces që sjell një krizë të thellë politike, për shkak se partitë politike e synojnë atë pozitë. Në anën tjetër kishim edhe brishtësinë e koalicionit”, u shpreh znj. Emini.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Analistja theksoi më tej se nëse nuk do të ketë zgjedhje në muajin e ardhshëm do të kete më shumë probleme, pasi do i mbarojë afati edhe Vjosa Osmanit.

“Në raste normale duhet të ishte shumë problematike, kemi pasur qeverinë Hoti dhe partnerët e koalicionit, të cilët e kanë mbajtur qeverinë me zor dhe pse nuk funksiononte si e tillë. Di shumë mirë që ka pasur shumë pak aktivitet legjislativ, ka pasur mosmarrëveshje të mëdha, nuk është menaxhuar pandemia aspak, kemi pasur probleme me kalimin ligjeve që janë jetike për jetën e qytetarëve dhe rimëkëmbjen ekonomikë gjatë pandemisë. Hoti kishte vendosur që ta çonte deri në fund këtë, duke ofruar edhe postin e presidentit. Tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të jetë tepër e vështirë që partitë politike të mos dakordësohen për një datë. Mirë është që zonja Osmani i ka ftuar palët politike, duhet të veprojë shumë shpejt. Kosova po qëndron para një krize të paprecedent politike. Ne kemi një Kuvend në shpërbërje dhe një qeveri të rënie. Nëse nuk do të ketë zgjedhje në muajin e ardhshëm, do të kemi probleme kur t’i skadojë mandati Vjosa Osmanit, në mars, apo kur do që i skadon”, tha ajo më tej. /Euronews

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player