Sport

Mourinho e do me çdo kusht, vjen vendimi për Granit Xhakën

Ka pak kohë në dispozicion për klubet e mëdha të Europës për të sistemuar skuadrat me afrime dhe largime të lojtarëve.

Jose Mourinho prej kohësh dëshiron një lojtar si Granit Xhaka për Romën e tij, pasi e shikon si një lojtar lider që mund të ndryshojë karakterin e ekipit por sot ka mësuar edhe verdiktin final.

Siç raportohet dhe nga gazetari i famshën, Fabrizio Romano, Granit Xhaka nuk do të lëvizë nga Arsenali, të paktën tani në 2 ditët e fundit të merkatos së janarit pavarësisht dëshirës së madhe të Mourinhos.

Bisedime konkrete mes Romës dhe Arsenalit nuk ka, jo si ato të verës ku realisht Xhaka ishte pranë transferimit në Serinë A por tani gjërat janë ndryshe dhe sezonin mesfushori shqiptar do ta mbyllë në Premier League me “topçinjtë”.

YouTube player