Berat Buzhala për herë të parë në jetën e tij në protestë, jo për çështje, por për “larje hesapesh” personale
Analisti nga Prishtina, Berat Buzhala u pa sot në protestën e organizuar nga partia në tentativë, PSD, krah për krah me anëtarin e kësaj partie Dardan Molliqaj.
Protesta ishte thirrur si reagim ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pa i konsideruar rrethanat e kësaj rritjeje të çmimit dhe pa marrë parasysh se këto rritje të çmimeve kanë tashmë karakter global, që lidhet edhe me krizën e furnizimit me gaz natyror, e poashtu edhe me krizën Rusi-Ukrainë.
Përtej gjithë kësaj, Berat Buzhalës dhe Dardan Molliqajt i duhet vetëm një arsye, sado e pabazë, që të dalin, jo që të kundërshtojnë ndonjë padrejtësi, por arsye për të dalë kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Këta dy personazhe nuk janë mbartës dhe prirës të ndonjë çështjeje, por janë mbartës të inatit personal kundrejt kryeministrit Kurti.
Vlen të theksojmë se kjo ishte protesta e parë në jetën e Berat Buzhalës, pavarësisht se Kosova ka patur pafundësisht çështje madhore për të dalë në protestë, si privatizimet abuzive ndër vite, afera Pronto, Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, etj të këtij lloji.
Më herët rreth kësaj u shpreh edhe aktivisti dhe gazetari Rron Gjinovci, i cili tha se kjo Buzhala, si PSD-ja, nuk ka konsistencë ideologjike dhe politike në bazë të së cilës është i orientuar, por ka vetëm çështje të hapur personale me Albin Kurtin.
Më poshtë statusi i tij i plotë në Facebook:
PSD as nuk osht opozitë, as nuk ka asni kontribut në ngritjen e çështjes së çmimit të energjisë. Përkundrazi është ka e rrezikon ni kauzë qytetare duke provu me shndërru në instrument të vetin për qerim hesapesh me Albinin. Pse Beratit i dokët PSD kaq legjendare? Sepse edhe Berati si PSD s’ka kauzë, konsistencë ideologjike e politike, por e ka një çështje tê hapun personale me Albin Kurtin. E çështja e çmimit të rrymës nuk zgjidhet me qerim hesapesh personale.
©Rruga Press