Lajme

Propozimi për hartë të re gjyqësore pritet me parulla proteste në Shkodër

Dhoma e Avokatisë në Shkodër dhe gjyqtarë të dy niveleve në gjykatat e qarkut kundërshtuan propozimin e KLGJ-së për hartë të re gjyqësore me vetëm një Gjykatë Apeli.

Dhoma e Avokatisë në Shkodër e priti me protestë prezantimin e hartës së re gjyqësore nga përfaqësues së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë. “Largoni gjykatën, kthejmë kanunin”, thuhej në banerin e vendosur në hyrje të sallës ku do të zhvillohej takimi.

Harta e re gjyqësore ka hasur në kundërshtimin e dhomave të avokatisë në të gjithë vendin, ndërsa kundër saj janë shprehur edhe një pjesë e mirë e gjyqtarëve në gjykatat që mendohet të shkrihen.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër Anton Kosteri tha se propozimi ishte i papranueshëm, pasi një qytetari nga Shkodra, gjatë verës për 100 km distancë i duhen 3-4 orë për të mbërritur në qendër të Tiranës. “Si mund të veprojë një qytetar nga Tropoja, Puka, Kukësi kur seanca është në orën 9:00”, tha Kosteri. Ai ironizoi se harta e re do i kthente qytetarët të zgjedhjet e problemeve me pleqësi. Ai tha se me problemet e infrastrukturës për shumë qytetarë “drejtësia bëhet e paarritshme”.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër Fuat Vjerdha, tha se një sistem i tillë me një  gjykatë të vetme Apeli në Tiranë, ka qenë në fuqi deri në vitin 1998 kur u kalua në sistemin me 6 gjykata apeli dhe është bërë barcaletë për shkak të korrupsionit korrupsion.

“Argument ishte atëherë që një gjykatë e  vetme sillte korrupsion”, tha Vjerdha, i cili propozoi një sistem me tre gjykatë të apelit. “Unë propozoj që harta gjyqësore të jetë me 3 gjykata, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë, dhe çështjet civile të gjykohen vetëm ne Tiranë, të delegohen gjyqtarët për këto çështje në Tiranë”, tha gjyqtari.

Gjyqtari tha se Gjykata Administrative e Apelit, që merret si shembull i një gjykate të vetme apeli, ka qenë një dështim pasi çështjet aty qëndrojnë pezull deri në  6 vite. Vjerdha tha se duhej të mendohej për një drejtësi sa më pranë qytetarëve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

“Është një shqetësim kombëtar që një qytetar sot nuk mund të gjykohet në vendin e tij”, tha ai.

Maksim Qoku, zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, e mbrojti hartën duke thënë se sistemi gjyqësor ishte pranë kolapsit dhe se harta e re gjyqësore është një detyrim. Ai tha se harta është bërë përmes bashkimeve mekanike dhe në mënyrë të tillë që numri i gjyqtarëve të jetë i njëjtë.

Qoku tha se një pjesë e gjykatave të vogla ishin bërë jo eficente edhe para reformës në drejtësi që ka sjellë shkarkimin dhe largimin e dhjetëra magjistratëve. Ajo tha se bazuar në analizë 12 gjykata duhej të mbylleshin pas kishin më pak gjyqtarë se sa duhej për t’i mbajtur hapur./reporter.al/

Rruga Press

YouTube player