Opinion/Aktualitet

Manovrat e Lali Erit; pasojë e avancimit të Belinda Ballukut në PS-në e Tiranës

Të gjithë e kanë parë një protagonizëm të shfrenuar të Erion Veliajt, në ditët e fundit, i cili po fut hundët kudo dhe me një lëvizje krejt të çrregullt.

Nga një anë ka hapur një luftë me Armand Dukën, që është pa dobi- si me mullinjtë e erës, ngaqë nuk i takon, e nga ana tjetër buzeqesh ‘vesh më vesh’ me njerëzit e Sali Berishës në median e familjes së tij.

Ka bërë çudi prezantimi aq pasionant i Lalit në ‘Syri TV’, i cili e ka sulmuar aq shumë “Lal Plehun”-siç e thërret doktori, sa nuk ka lënë gjë pa thënë për të.

Po ç’ishte ajo dashuri e ‘Syri’-t me Lalin, që u shfaq aq hapur sa të gjithë palëve ju qeshnin sytë?

A thua se vërtetë gjithçka ishte pasojë e një “dashurie në shikim të parë?”.

Në fakt, situata është më e komplikuar se kaq. Karshillëkun ndaj Dukës, apo edhe afrimin me foltoren e Berishës, Erion Veliaj po e bën vetëm për interes së Edi Ramës. I cili u irritua shumë, kur pas zgjedhjeve të 25 prillit, Erion Veliaj fluturoi i thirrur në SHBA prej Departamentit të Shtetit. Ky gjest u mor si sinjal për një inspektim nga ana e SHBA se kush mund të jetë pasardhësi i Edi Ramës. Paçka se “gojët e liga” thonë se Lali shkoi atje për të dhënë shpjegime rreth një afere me iranianët…

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Sido të jetë, ai udhëtim e ka irrituar egërsisht Edi Ramën, i cili menjëherë dërgoi Belinda Ballukun, në samitin e krerëve të qeverive në Vjenë, duke dhënë përshtypjen se ajo do të jetë pasardhësja, e jo Lali.

Nga ana tjetër në terrenin politik në Tiranë, Veliajt thuajse i ka rrëshqitur ‘toka nën këmbë’.

Drejtuesit politik të PS-së në 11 njësitë e qytetit janë armiqësuar me Veliajn, si pasojë e mos punësimit të njerëzve që kanë bërë fushatë më 25 prill dhe patronazhistëve.

Tek Njësia 7, që e drejton një njeri i Taulant Ballës, Aldrin Dalipi, ka nisur prej kohësh një revoltë ndaj Veliajt. E njëjta gjë ka ndodhur në njësinë 6 të Kombinaatit, të cilën Belinda Balluku e kontrollon totalisht.

Dërgimi nga Vlora i ish-kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro, i cili po vendos në duart e veta organizimin kapilar të PS-së së kryeqytetit, po bëhet gjithnjë e më shumë për të fuqizuar Ballukun. Aq më shumë, që një pjesë e madhe e përkrahësve të Saimir Tahirit, kur ish-ministri drejtoi PS-në e Tiranës, janë kundërshtarë të fortë të Veliajt, i cili i ka përjashtuar nga çdo proces politik dhe drejtues.

Lista e deputetëve që hartoi Veliaj më 25 prill nuk ka pasur fare impakt në PS-në e Tiranës, përveç Ballukut që është vënë me detyrim përcaktim nga Edi Rama.

Insistimi për Fatmir Xhafën, i cili ka një impakt afër zeros në bazën e PS-së, largimi i disa prej deputetëve që kishin simpati në territor si Elona Gjebrea, e futja e një pastori si Gogu në Pezë, e që si deputet po rezulton një bllof, konsiderohen disa nga veprimet që kanë acaruar bazën socialiste në kryeqytet.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Ndërkaq, në Vorë e Rrogozhinë, Veliaj, përveç ‘shortkateve’ me njerëzit e krimit të organizuar në territor, nuk kanë krijuar asnjë lidhje me organizatat.

Zgjedhja e tij Etjen Xhafa, ka mbetur si peshku në të thatë në Kavajë, pasi nuk ka asnjë impakt në partinë e bazës.

Nuk ka asnjë çudi, që pas dy vitesh, me publikimin e skandaleve, si nxitje e Ramës e Ballukut, Lali të jetë një limon i shtrydhur që do hidhet në kosh.

Këtu vlen edhe një marrëveshje që flitet se është negocuar me ndërkombëtarët që duan një avancim të Lulzim Bashës. Pjesë e kësaj marrëveshje është që ose Rama duhet të largohet në mes mandati, për t’i lënë vendit një qeverie teknike “anti-mafia”, ose PD merr shumicën e bashkive të vendit pas dy vitesh, duke përfshirë edhe bashkinë e Tiranës.

Ndaj dhe Lali është destabilizuar, duke u futur në strofkullën e ‘non grata’-ve së bashku me Edi Ramën, duke u bërë servil i pështirë i tij, pasi e di mirë se është jashtë lojës së ndërkombëtarëve. Aq më shumë kur në SPAK ka dosje të forta ndaj tij, të dërguar nga opozita dhe jo vetëm…/Pamfleti

Rruga Press

YouTube player