BallinaLajme

Basha: Serbia po bën spastrim etnik në Luginën e Preshevës, Rama heshti në OSBE

Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ishte shqetësimi që u ngrit në një takim që kryetari i PD-së, Lulzim Basha pati me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, anëtarin e Asamblesë në Komunën e Medvegjës, Muharrem Salihun, Alban Salihun nga Forumi Ekonomik i shqiptarëve në Serbi dhe Sami Salihun nga Asambleja e Preshevës.

Sipas asaj që u tha në takim, kjo çështje është më masive në Medvegjë, por po shtrihet me shpejtësi edhe në Preshevë dhe Bujanovc. Basha tha se kjo çështje duhet trajtuar me prioritet, sepse nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të ndryshojë struktura etnike e Luginës së Preshevës dhe se ajo çfarë po bën Serbia është spastrim i pastër etnik.

Lexo më shumë  Vjen në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani

Kreu i opozitës akuzoi qeverinë se Shqipëria ka humbur një mundësi gjatë drejtimit të OSBE-së, për ta trajtuar këtë çështje tejet të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët në këtë mënyrë humbasin çdo të drejtë.

Basha premtoi se menjëherë pas marrjes së detyrës së Kryeministrit do ta trajtojë me prioritet dhe në çdo institucion ndërkombëtar këtë çështje, e cila sipas tij është shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Një tjetër temë e takimit ishte Kosova dhe përpjekjet sipas Bashës për të dëmtuar luftën e drejtë për liri të UÇK.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

“Askush nuk mund ta përbaltë luftën e drejtë të UÇK, dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mos rishkruhet historia, ku agresori të kthehet në viktimë, siç po përpiqen ta shesin sot. Shqipëria do të miratojë në seancën e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, rezolutën që dënon krimet serbe në Kosovë, si dhe do të heqë të gjitha barrierat mes dy vendeve, duke nisur me traun e rrugës Durrës-Kukës” – tha Basha.

Rruga Press

YouTube player