Lajme

Sulmon FSHF-në, por i merr fushat sportit, Veliaj jep tjetër leje për kullë në Tiranë

YouTube player

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndërmarr së fundi një fushatë për të marrë edhe FSHF duke ngritur pretendimin se ai është mbështetës i sportit.

Por nga e thëna në të bërë ndryshmi është i madh. Fushat ku dikur luhej futboll janë shndërruar në vend pushimi për automjetet apo hapësira për pallate.

E njëjta gjë po ndodh në aneksin pranë stadiumit Air Albania në Tiranë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Këtu ka qenë fusha sportive tashmë është kthyer në parkim.

Por sipas burimeve nuk përjashtohet që në vend të këtij parkimi të lulëzoj një tjetër godinë shumë katëshe.

Sakaq me firmën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, edhe fusha e sportit pranë Fakultetit të Inxhinierisë do të shndërrohet në objekte deri në 11 kate.

Janë 8920 m2 hapësirë ku të rinjtë mund të luanin ose të ushtrojnë aktivitete fizike por jo, shumë shpejt në do të nisë hedhja e betonit.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Në total janë 24 mijë e 700 m2 ndërtim. Ndërsa vetëm kati i parë do të jetë 2245 m2.

Bashkia e Tiranës është kritikuar shpesh për zënien e hapësirave në qendër të Tiranës apo shembjen e banesave të vjetra duke ndërtuar kulla. /Ora news/

Rruga Press

YouTube player