BallinaLajme

Disa fakte nga “punët” e kryepolicit Emiljan Esat Pashaj në Tepelenë, Tiranë e Elbasan, tashmë “pasha” i policisë Shijak

Në Elbasan dekonspironte aksionet e policisë dhe flinte tek vila e dhëndrit të “Lal Qazimit”, ndërsa gjatë detyrës në Tepelenë ishte mburoja e trafiqeve të kushëririt Elidon Malaj, personit që menaxhon kompleksin karburant-hotel “BluePoint” të Gramoz Ruçit poshtë kalasë së qytetit; i cili paçka se është me 8 klasë shkollë, ka marrë dy diploma universiteti në Gjirokastër e Tiranë dhe po përgatitet për të qenë pasardhës i Tërmet Peçit në krye të bashkisë

Prej 7 vitesh, Emiljan Pashaj, ka drejtuar sektorë policie pa “Certifikatë sigurie”, mbasi nuk i jepej për shkak se ishte pjesë e pazareve me krimin dhe trafikun e drogës i skeduar dhe nga SHISH e EUROPOL; por me ndërhyrjen e Gramoz Ruçit, u pajis me këtë “copë karton”, për ta patur në polici.

Lexo më tej:

https://www.rrugapress.al/rilindjet-urbane-dhe-qytetare-tirona-nje-fjetore-gjigante-thene-ndryshe-kapanon/

Certifikatën e Sigurisë e ka marrë para 23 ditësh, ndërkohë që më 25 shkurt 2020 është emëruar në detyrën Shef i Komisariatit të Shijakut, ku vazhdon ende, me nofkën “Nipi i Toto Gramozit”; jo ashtu kot, por sepse babai i tij, Esat Pashaj, ish-oficer sigurimi në ushtri, është burri i kushërirës së Gramoz Ruçit nga fisi “Malaj” i Salarisë.

Mund të qëndronte dhe në Elbasan, ku ka qenë dy herë shef komisariati, por e larguan prej andej me propozim të Taulant Ballës, për shkak se u bë objekt faktesh nga prokuroria, si pjesë shërbyese e grupeve kriminale Sanxhaktari-Çela-Capja, të cilët e kishin fuqinë e veprimit dhe paprekshmërisë tek pushteti i Lal Qazimit.

Lexo më shumë  Partia Social-demokrate e Austrisë ofron mbështetje të fuqishme për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 9 shkurtit

Në redaksinë “Pamfleti” kanë ardhur shumë fakte, nga “punët” që Emiljan Esat Pashai, ka bërë gjatë kohës kur ka qenë shefi i seksionit të anti-trafiqeve në Tiranë; ku një ndër 76 rastet e rënda të tolerimit të krimit, është dhe denoncimi i shtetasit D. Dervishi, për dy trafikantë të arrestuar në flagrancë nga Pashai, por liruar pas një pazari mes tij dhe prokurorit B.T.

Një ndër 62 rastet e shërbimit ndaj grupeve të krimit në Elbasan, është gjatë detyrës së tij si Shef Komisariati deri në muajin shkurt 2020; kur bashkë me vartësin “Duçi”, dekonspiruan aksionin e datës 2 korrik 2019, për depot e armëve të trafikuara e fshehura, brenda zonës së një karburanti në Papër-Elbasan.

Si Shef komasariati në policinë e Elbasanit, Emiljani u emërua më 11 qershor 2018, ndërkohë që po në këtë detyrë, ka qenë edhe më parë në Elbasan, por u largua me porosi të Lal Qazimit e Taulant Ballës, për shkak se ishte aq “budalla egoist”, sa shfaqej e krekosej publikisht, si “ushtar” i bandave “Sanxhaktari-Çela-Capja”.

Më 11 qershor 2018, ai u largua nga Tepelena dhe u ri-emërua në Elbasan, me urdhër të Fatmir Xhafajt, jo se babai i Emiljan Pashait është roje tek pallati i Fatmir Xhafajt pranë “Posta nr. 8” (Sheshi Uillson), por sepse për shkak të zullumeve, nuk mund të lihej më Shef Komisariati në Tepelenë.

Lexo më shumë  Diplomojnë 462 policë të rinj në Kosovë

Emiljan Esat Pashaj, me fuqinë që i jepte statusi si nip i “malajve e ruçëve” të Salarisë; e “transferoi” aktivitetin e Komisariatit të Tepelenës, fillimisht tek lokali i Tërmet Peçit e prej andej, në hotel-karburant “BluePoint” në pronësi të Gramoz Ruçit, administruar nga Elidon Malaj.

Nën emrin tregtar “A&M shpk”, në këtë kompleks planfikoheshin “punët” e Komisariatit të Policisë, madje burimet e SHISH informuan kryeministrin Rama dhe partnerët ndërkombëtarë, se në kompleksin “BluePoint”-Tepelenë, përveç karburanteve që futeshin kontrabandë nga Greqia; depozitohej e shpërndahej dhe prodhimi i drogës, në maskën e biznesit të bimëve medicinale, që gjoja silleshin nga Progonati, Salaria e Dhëmblani.

Gjithë liria e aktivitetit në këtë kompleks kur gjatë vizitave rehatohen udhëheqësit e “Rilindjes”; garantohej nga Shefi Komisariatit, Emilian Pashaj, i cili në këtë hotel kishte dhe “suitën e qejfit”.

Nëse këto, i konsideron “shpifje”, mund të kërkojë paraprakisht “mendje” nga dajo “Toto Gramozi”, ose t’i drejtohet me Kërkesë-Padi Gjykatës, ku do t’i rikujtojmë dhe zullume të tjera nga koha si shef në Tepelenë e Elbasan.

Në vijim, do flasim për “punët” që djali i Esat Pashait, ka bërë e po bën gjatë 10 muajve, si Shef Komisarati në Shijak./Pamfleti

YouTube player