Bota

Papa u ‘shpall’ luftë teorive konspirative: Lajmet e rreme për vaksinat, shkelje e të drejtave të njeriut

Papa Françesku tha të premten se shpërndarja e lajmeve të rreme dhe dezinformimi për koronavirusin dhe vaksinat anti-Covid, të bëra edhe nga mediet katolike janë shkelje e të drejtave të njeriut.

“Të informohesh siç duhet, të marrësh ndihmë për të kuptuar situatat e bazuara në të dhëna shkencore dhe jo në lajme të rreme, është një e drejtë njerëzore.”

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Papa Françesku i bëri komentet e tij në një adresim ndaj anëtarëve të ueb sajtit kontrolli i fakteve katolike, i cili është një organizatë e medieve katolike të cilat kanë në fokus sqarimin e lajmeve të rreme dhe informacionet e gënjeshtërta lidhur me vaksinat kundër koronavirusit.

Kjo ishte hera e dytë në pak muaj që 85-vjeçari ka folur për këtë çështje.

Tre javë më parë, ai përmendi deklaratat e pabazuara në lidhje me vaksinat, duke mbështetur fushatat kombëtare të imunizimit dhe duke e quajtur kujdesin shëndetësor një detyrim moral.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Qeveritë dhe organizatat e ndryshme përditë e më shumë po mundohen të shtypin lëvizjet e personave që janë kundër vaksinimit të detyrueshëm apo masave anti-Covid.

Shoqëritë civile nëpër botë i kanë vlerësuar përpjekjet e zyrtarëve shtetërorë si një shkelje flagrante të lirisë së shprehjes, të menduarit apo edhe të protestuarit. 

Rruga Press

YouTube player