Lajme

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni

Dom Gjergj Simoni është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Për shumë vite Dom Gjergj Simoni vuajti në burgjet e komunizmit bashkë me një pjesë të konsiderueshme të martirëve. Nuk dihet nëse kleriku vuante nga ndonjë sëmundje.

Kleriku është autor i shumë botimeve ndërsa pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e Sigurimit të Shtetit. Pas më shumë se 30 vitesh nga lirimi i tij nga burgu, Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Dom Gjergj Simonit dosjen mbi dënimin e tij nga regjimi monist. Dom Gjergj Simoni në hetuesi por edhe në sallën e gjyqit deklaroi në atë kohë me guxim se udhëheqja komuniste ishte tradhtare e kombit.

Lexo më shumë  Dhurata e qeverisë/ Thesari u pagoi peshkaqenëve të buxhetit miliarda lekë paradhënie për punë të pakryera

Në fillim vitet 90 dom Gjergj Simoni është nder meshtarët e pare që u shugurua nga Vatikani dhe filloi shërbesat në disa famulli.

Rruga Press

YouTube player