Lajme

Sulm kibernetik ndaj Ora News. Prej fillimit të janarit synohet mbyllja e faqes online

YouTube player

Me nisjen e përplasjes mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe FSHF drejt faqes së Ora News ka filluar dhe një sulm kibernetik. Drejt faqes online janë drejtuar miliona kërkesa në një kohë të shkurtër me qëllim mbingarkesën e rrjetit. I njëjti fenomen është vërejtur dhe në faqet e tjera të cilat janë kritike me vendimet arbitrare të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Prej fillimit të janarit faqja online e Tv Ora News, oranews.tv gjendet në një sulm të fortë hakerimi.

Sulmi i parë ka ndodhur në 7 janar dhe ka vijuar më pas në goditje të forta deri në 22 janar.

Por edhe në ditët e fundit goditjet nuk kanë ndaluar duke synuar dëmtimin e webit.

Ekspertët e IT që kujdesen për faqen kanë evidentuar një fluks të paparë vizitash të cilat sjellin dhe bllokimin e webit.

E thënë më thjesht në një hark kohor prej 10 deri në 20 minutash janë evidentuar 17 milionë vizita, requests, të cilat nuk janë normale as për një faqe medie ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Bislimi në Poloni, pjesëmarrës në panelin në temën për zgjerimin e BE-së

Një veprim i tillë është konstatuar në të paktën katër raste, e si pasojë janë marrë masa të shtuara mbrojtjeje.

Ekspertët sqarojnë se janë dy forma që mund të realizohen.

-E para haker të caktuar drejtojnë një numër të lartë kompjuterash, në rastin konkret 17 milionë të tillë, drejt një faqe të caktuar. Veprimi bëhet pa dijeninë e pronarit të kompjuterit, por përmes viruseve.Gjithçka shfaqet qartë përmes grafikëve që kanë regjistruar sulmet.

-Rasti i dytë është kur grupe të caktuara kanë në pronësi servera të mëdhenj që ofrojnë shërbime të tilla. Ndaj duke parë shpërndarjen e vizitave nga Gjermania, Dubai, Malajzi etj, besohet se gjithçka ka ardhur përmes viruseve. E për këtë dikush ka paguar në Shqipëri.

Pavarësisht se është e pamundur të identifikohet sulmuesi, është e qartë për nga intensiteti i trafikut të dërguar se ky është një sulm i koordinuar dhe i mirëmenduar nga një strukturë profesionale, e cila është paguar për këtë.

Por kush është i interesuar?

Në faqen e Ora News janë publikuar një sërë skandalesh, por gjithçka kombinon me përplasjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila kulmoi me audio skandalin.

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Duket qartë se duke ditur qëndrimin e pavarur të Ora News qëllimi ka qenë pengimi i shpërndarjes së lajmeve që nuk i shkojnë për mbarë kryebashkiakut.

Madje së fundi nën sulm janë edhe disa faqe të tjera kritike me Kryebashkiakun siç është Lapsi.al, Dosja apo Syri.net.

Për të bërë të mundur frenimin e këtij fenomeni ekspertët e Ora News kanë vendosur filtra të cilët do të dallojnë hyrjen përmes viruseve duke evidentuar personat real.

Një masë e tillë në disa raste sjell dhe vonesa në hapjen e faqes, e për këtë kërkojmë ndjesë por edhe mbështetjen e shikuesve dhe lexuesve tanë.

Sigurisht paralelisht me këtë po kryejmë dhe hetimin tonë, por kërkojmë edhe prej autoriteteve që të hetojnë se cili është personi apo personat që janë të interesuar për të sulmuar faqen./ORA NEWS/

Rruga Press

YouTube player