Agresioni rus ndaj Ukrainës! Scholz dhe Biden takohen në muajin shkurt në Uashington
Zëdhënësja e presidentit të SHBA-së, Jen Psaki, deklaroi, se në takim do të „diskutohet agresioni rus ndaj Ukrainës”. Vizita e kancelarit Scholz do të ofrojë gjithashtu mundësinë, që të theksohen „marrëdhëniet e thella dhe të qendrueshme mes SHBA-së dhe Gjermanisë”. Në këtë kuadër do të bisedohen përpjekjet e përbashkëta diplomatike, për ta ndalur Rusinë nga një agresion i „mëtejshëm” ndaj Ukrainës.
Pasi, të hënën (24.01) deklaroi, se Scholz muajin e ardhshëm do të pritet në Uashington, por pa përmendur konkretisht datën e vizitës. Ajo e quajti Gjermaninë në këtë kontekst „një ndër aleatet tona më të ngushta”.
Nord Stream 2 në agjendën e bisedimeve
Për shkak të marshimit të trupave ruse në kufirin me Ukrainën Perëndimi druan, se Rusia mund të përgatisë ndërhyrjen në vendin fqinj. SHBA dhe Gjermania si dhe shtetet e tjera perëndimore e kanë kërcënuar Moskën me sanksione nëse ndërmerr hapa të tillë.
Megjithatë është e paqartë, se deri në ç’masë është e gatshme qeveria gjermane të bashkëveprojë për sanksionet. Veçanërisht në radhët e partisë socialdemokrate (SPD) të kancelarit, është e diskutueshmë çështja e përmasave të sanksioneve. Këtu përfshihet edhe linja e diskutueshme e gazsjellësit Nord Stream 2.
Scholz nuk ka udhëtuar më përpara në SHBA në funksionin e kancelarit. Ministrja e Punëve të Jashtme e partisë ekologjiste Annalena Baerbock zhvilloi vizitën e saj të parë në SHBA në këtë pozicion në fillim të janarit./DW