Lajme

Sulmet ndaj disa mediave në Shqipëri, Safe Journalists: Presim transparencë dhe hetim të plotë!

Rrjeti “Safe Journalists”, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, është shumë i shqetësuar për sulme ndaj mediave në Shqipëri që duket se janë të mirëkoordinuara.

“Safe Journalists” u bën thirrje autoriteteve kompetente që të nisin hetime të shpejta dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha sulmet që ndodhën në ditët e mëparshme.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

“Është shumë e rëndësishme të hetohet se kush qëndron pas këtyre sulmeve dhe ndoshta të hiqet dyshimi që media po i drejtohet aktualisht kryebashkiakut Erion Veliaj. Presim transparencë të plotë të hetimit dhe ndjekje në lidhje me masat konkrete që do të merren.” – thekson “Safe Journalists”.

Rrjeti Safe Journalists do të informojë të gjitha palët relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Bosnje Hercegovinës.

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Rruga Press

YouTube player