Lajme

Raporti i Sekretariatit të Energjisë, pensionistët në Shqipëri e kanë më të vështirë të sigurojnë ngrohjen

Pensionistët në Shqipëri e kanë më të vështirë të sigurojnë ngrohjen. Është ky përfundimi i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në një studim mbi varfërinë energjetike ku rezulton se 55 për qind e çifteve të personave mbi 65 vjeç nuk janë në gjendje ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë.

Pensionistët thonë se ngrohjen e pjesshme e mundësojnë vetëm me ndihmën e fëmijëve.

Lexo më shumë  26 vjet pas Masakrës së Abrisë, kujtohen 23 martirët e familjes Deliu

Në dokumentin e publikuar, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë rekomandon hartimin e një programi për zbutjen e varfërisë energjetike, rinovimin e ndërtesave, ndërrimin e pajisjeve elektroshtëpiake, përmirësimin e sistemit të ngrohjes për të siguruar eficiencë energjie me kosto të ulët, si dhe dhënin e mbështetjes për burimet e rinovueshme të energjisë.

Rruga Press

YouTube player