Zbardhen mesazhet/ Veliaj kërcënon me jetë Presidentin e Teutës: Shpëtoje atë familje sa nuk është vonë
Erion Veliaj ka ashpërsuar gjuhën për të vënë në zotërim Federatën Shqiptare të Futbollit, duke kaluar në kërcënime direkte për njerëzit e futbollit.
Pre e kërcënimeve të tij ka rënë Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu. Kjo është konfirmuar nga nga një sms dërguar Leonard Kokës, vëllai i Lefter Kokës, në të cilin Veliaj flet me gjuhë kërcënuese në adresim të Hasanbelliut. Sipas mesazhit të siguruar nga Gijotina.com, gjuha e përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës i tejkalon normat, duke qenë një kërcënim i drejtpërdrejtë.
“Terin e kam vlla, më shumë se ty! Mondi të iki vetë, e të shpëtojë lëkurën! Dhe ti ke rol kyç – o bëj intriga lart e poshtë, o shpëtoje atë familje sa nuk është vonë”, mesohet se ka kërcënuar hapur Veliaj.
Ky mesazh është një provë e fortë se Veliaj po përdor gjithë arsenalin e rëndë për të futur në dorë FSHF-në, ose siç u shpreh ai në audiopërgjim, ishullin që nuk kontrollon. Ky mesazh i administruar tashmë nga Gijotina.com është një provë e fortë edhe për prokurorinë speciale SPAK që të nisë një hetim urgjent për kërcënime serioze për jetën nga kryebashkiaku i Tiranës, i cili ka tejkaluar gjuhën e një rrugaçi, e duke folur me fjalët e një krimineli.
Kërcënimi bëhet publik vetëm dy ditë pasi presidenti i FSHF, Armando Duka u sulmua me tritol në familjen e tij, ndërkohë që ndërhyrjet politike të Veliajt kanë nisur 10 ditë më parë me oferta të çmendura parash për anëtarët e shoqatës që të tërhiqen nga gara. Por siç duket, duke qenë se kjo skemë u demaskua deri në instancat më të larta botërore të futbollit, tashmë nga ofertat, rregullat e lojës kanë kaluar me kërcënime të drejtpërdrejta për jetë njerëzish. /Gijotina.com.