Lajme

Protesta para Kuvendit, banori ‘shpërthen’: Duam të dëgjohemi

Banorët e zonës së “5 majit” dhe Laprakës kanë dalë në protestë sot para Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij për mediat, një nga protestuesit ka kërkuar ballafaqim me kryeministrin Edi Rama dhe me ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Nga kjo e fundit kërkojnë marrjen e një vendimi për të siguruar të ardhmen e pronën e tyre. 

Na lejoni të protestojmë. Pse na bllokoni? Ne nuk po ikim me i kap’, as me i sha’. Ata përdorin fjalor banal në Kuvend, ata janë të sharë. Nuk kemi ça i shajmë ne. As nuk ka marrë malli të kapin në qafë Gazin, se ka histori të tjera me qen ai. Kur të vij këtu do ta pyes faktikisht. Kemi punë që të dëgjojë ministra Balluku kauzën tonë. Se thotë nuk ka protestë,”-tha banori në fjalën e tij.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Rruga Press

YouTube player