Lajme

“Ikën i ftohti”/ Nxënësit rikthehen sot në shkolla, pritet vendim për zëvendësim orësh

Sot të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin do të kthehen në shkolla! Pas një pezullimi për 3 ditë, nga 24-26 janar, mësimi rifillon ditën e sotme. Deri më tani nuk ka një datë dhe orë se kur do të zëvendësohen orët e humbura, teksa ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se do të merret një vendim i dytë ku nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet mësim edhe ditëve të shtuna.

Lexo më shumë  Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK-ja pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Shkollat u mbyllën për 3 ditë, nga 24-26 janar me argumentin jo vetëm për temperaturat e ulëta dhe mungesën e ngrohjes në shkolla, por për shkak të rrezikut që i kanosen fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe e kundërta. Njëri nga prindërit e fëmijëve të mitur u lejua që të qëndronte në shtëpi, duke mos pasur asnjë penalitet në punë.

Tashmë temperaturat në vend po pësojnë rritje, duke larguar të ftohtin që pushtoi vendin për 3 ditë me radhë.

Lexo më shumë  Ikja që po zbraz vendin/ Emigracioni prek 37% të familjeve në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player