Diplomatja amerikane: Pushtimi rus mund të shqetësojë Kinën
Presidenti kinez Xi Jinping “nuk do të jetë në ekstazë” nëse Rusia pushton Ukrainën, duke qenë se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit fillojnë në fillim të muajit të ardhshëm, ka thënë Zëvendës Sekretarja e Shtetit amerikan, Wendy Sherman.
Gjatë një bisede virtuale të organizuar nga Strategjia Evropiane e Jaltës, Sherman tha se ajo nuk e dinte nëse presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë vendimin për të pushtuar, por se indikacionet sugjeronin se një pushtim mund të vinte nga tani deri në mes të shkurtit.
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se Lojërat Olimpike të Pekinit do fillojnë më 4 shkurt, dhe presidenti Putin priet të jetë në ceremoninë e hapjes. Unë mendoj se ndoshta presidenti Xi Jinping nuk do të ishte në ekstazë nëse Putin do të zgjidhte atë moment për të pushtuar Ukrainën, “tha Sherman. “Kështu që kjo gjë mund të ndikojë në planet kohore dhe vendimet e tij.”
Rruga Press