“S’ kemi lekë të paguajmë korrentin” Me çfarë ngrohen shqiptarët në dimër?
Që prej fundjavës së kaluar vendi ynë është pushtuar nga acari me temperaturat që kanë rënë nën 0 pothuajse në të gjithë territorin.
Por si po i përballojnë shqiptarët këto ditë të acarta dimri? Me çfarë ngrohen, dru, korrent, apo gaz? A i përballojnë dot faturat e energjisë elektrike dhe çmimin e druve? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin “Ditë e Re” në ekranin RTV Ora.
Një numër i konsiderueshëm qytetarësh u përgjigjen se ngrohen me korrent, ose me gaz. Ata thonë se çmimet janë shumë të larta dhe se kanë vështirësi në pagesën e faturave.
Përgjigjet e qytetarëve:
“Me gaz ngrohem, nuk e ndez shumë, sepse skam me çfarë ta paguaj. Me shumë rri nën batanije.”
“Jetoj në Tiranë dhe ngrohem me gaz. Është rritur çmimi i gazit”
“Ngrohem me sobë drush, ndërsa te dhoma ime me batanije me korrent.”
“Me rezistencë dhe atë e mbaj me orare te kufizuara, sepse nuk paguar dot faturën.”
“Ngrohem me gruan time, kur isha beqar ngrohesha me batanije.”
“Ngrohem me kalorifer, edhe pse është shumë ftohtë dhe kaloriferi nuk bën punë.”
“Ngrohim njëri tjetrin.”
“Ngrohem me kalorifer, sepse kondicionerin këtu në laç sa e vë vijnë ta vjedhin.”
“Unë ngrohem me emisionin “Ditë e Re” a ke 100 euro borxh?”
“Me dru ngrohemi, por ka shkuar çmimi në stratosferë.”
“Me korrent.”
“Kemi harruar që kur jemi ngrohur rehat, tani nuk ngrohemi pothuajse fare, me bidona uji.”
“Me sobë me dru, metri ka shkuar 60 mije lekë metër kubi. Dritat 70, 80 mijë lekë.”
“Me dru por shpesh na hyn tymi brenda dhe duhet ta lyej kuzhinën çdo 3 muaj.”
“Ngrohem me korrent.”
“Nuk ngrohemi fare, sepse nuk kemi lekë të paguajmë faturën e energjisë elektrike.”
“Me kalorifer, vendosi dhe një batanije sipër dhe je super.”
“Ngrohem me kaldaja.”
Rruga Press