U bë shteti i parë në botë që lejoi “Bitcoinin”, FMN i bën thirrje El Salvadorit të heqë nga përdorimi i ligjshëm kriptovalutën
FMN-ja i ka bëri thirrje El Salvadorit ta ndryshojë kursin dhe të ndalojë përdorimin e Bitcoin si monedhë të ligjshme, duke përmendur “rreziqet e mëdha” që paraqet kriptovaluta.
El Salvadori në shtator u bë shteti i parë në botë që përqafoi paratë digjitale, duke i lejuar konsumatorët ta përdorin në të gjitha transaksionet, krahas dollarit amerikan.
FMN me bazë në Washington i bëri thirrje Qeverisë së presidentit Nayib Bukele që të rishqyrtonte masën, por bordi, i përbërë nga përfaqësues të qeverive anëtare të FMN-së, përfshirë Shtetet e Bashkuara, përdori një gjuhë shumë më të fortë.
Sipas një deklarate nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, “autoriteteve të Salvadorit iu kërkua ta heqin statusin ligjor të Bitcoin”.
Zyrtarët “theksuan se ka rreziqe të mëdha që lidhen me përdorimin e Bitcoin për stabilitetin financiar, integritetin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit” dhe me emetimin e bonove të mbështetura nga Bitcoin.
Rruga Press