Lajme

Varfëria energjetike/ Sekretariati: Gjashtë masat që mund të marrë Shqipëria

Një studim mbi varfërinë energjetike nxori në pah se në Shqipëri pensionistët dhe prindërit e vetëm e kanë më të vështirë të sigurojnë ngrohje në shtëpitë e tyre.

Konkretisht studimi nënvizonte 55% e familjeve me këtë profil (me një person 65 vjeç apo më shumë) nuk janë në gjendje ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrën e duhur. Në të njëjtën kohë, 37% e të gjitha familjeve në tërësi nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë duhur. .

Në vazhdën e kësaj Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mori në analizë gjetjet e studimit të publikuar pak kohë më parë dhe propozon tashmë për vendet e Ballkanit Perëndimor masat që mund të marrë secili për të minimizuar varfërinë. Për Shqipërinë janë të paktën gjashtë masa që mund të shtrihen në afatgjatë dhe që vlerësohen se mund të japin efekt.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

I pari mund të jetë një program për zbutjen e varfërisë energjetike.

“Ne kemi vërejtur se nuk ka qasje sistematike për trajtimin e çështjes së varfërisë energjetike në Shqipëri. Prandaj, propozojmë hartimin dhe miratimin e një dokumenti formal që përcakton një plan të detajuar për zbatimin e masave për të trajtuar varfërinë energjetike. Programi duhet të shtrihet përtej mbështetjes së të ardhurave duke përfshirë përmirësime të eficencës së energjisë dhe masa të synuara për familjet e pambrojtura”.

Së dyti nënvizohet rinovimi i ndërtesave. “Shkaku kryesor i varfërisë së energjisë është eficenca e ulët e energjisë e shtëpive që që rezulton në pamundësi për të ngrohur të gjithë sipërfaqen e banimit ose të shtëpive në përgjithësi. Ne propozojmë masa që synojnë përmirësimin e eficencës energjetike të shtëpive dhe kthejnë reduktimin e kërkesës për energji.

Së treti ndërrimi i pajisjeve elektroshtëpiake me skemën “e vjetër për të re”. Për shkak të ardhurave të ulëta të disponueshme, familjet në varfëri energjetike zotërojnë pajisje joefikase që kontribuojnë në rritjen e kërkesës për energji dhe rrjedhimisht varfërinë energjetike. Ne propozojmë masa për të ndihmuar familjet e varfra me energji që të zëvendësojnë pajisjet shtëpiake të vjetruara.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Së katërti përmirësimet e sistemit të ngrohjes (HSI) i referohen masave përkatëse në familje, duke përfshirë: (i) HSI 1: Përmirësimin e eficencës të energjisë të sistemit të ngrohjes; (ii) HSI 2: Modernizimin dhe zgjerimin e sistemeve të ngrohjes; dhe (iii) HSI 3: Ndërrimin e karburantit.

Së pesti masat e zbatimit të këshillave për eficencë energjie me kosto të ulët duke përfshirë: (i) EEEA1: Instalimin e masave të thjeshta dhe me kosto të ulët të eficencës së energjisë; (ii) EEEA2: Kryerja e auditimeve të thjeshta të energjisë së bashku me edukimin.

Së gjashti mbështetje për burimet e rinovueshme të energjisë, duke përfshirë stimujt për instalimin e paneleve fotovoltaike./MONITOR

YouTube player