Bota

Omicron më pak ‘shkatërrues’ / Varianti i ri ka shkaktuar më pak dëme në ekonominë evropiane

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron duket se po shkakton më pak dëme në ekonominë evropiane, krahasuar me valët e tjera të shkaktuara nga variantet e mëparshme.

Megjithëse shifrat e infektimeve në gjithë Evropën janë të larta, vendet e lira të punës, shitjet e biletave të kinemave, rezervimet e hoteleve dhe të dhënat e lëvizshmëria kanë rënë më pak se me valët pandemike të mëparshme.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Janarin e kaluar, frekuentimi i bareve, dyqaneve dhe restoranteve ishte 40% më i ulët se përpara pandemisë, ndërsa këtë vit 20% më pak se sa janari i 2020.

Ekspertët e ekonomisë dyshojnë se omikroni nuk e ka dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme tregun e punës, por ata shtojnë se papunësia do të bjerë në nivele të papara ndonjëherë më parë si pasojë e pandemisë.

Sipas ekspertëve, rritja e infektimeve ka goditur sektorin e shërbimeve për konsumatorët si pasojë e izolimeve periodike, për të mos marrë pjesë në tubime publike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se varianti omikron mund t’i japë fund pandemisë, duke u kthyer në endemi.

Rruga Press

YouTube player