Bota

Kremlini ushtrinë në kufi të Ukrainës, por lëvizjet e SHBA-ve i quan “histeri perëndimore”

Rusia tha të martën se po e sheh me shqetësim të madh veprimin e Shteteve të Bashkuara të cilët vendosën 8,500 trupa në gatishmëri për t’u vendosur në Evropë në rast të një përshkallëzimi të krizës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov akuzoi Washingtonin për nxitje të tensioneve mbi Ukrainën, duke përsëritur linjën e Moskës se kriza po nxitet nga veprimet e SHBA-së dhe NATO-s dhe jo nga grumbullimi i saj prej dhjetëra mijëra trupash pranë kufirit ukrainas.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Shtetet perëndimore akuzojnë Rusinë për planifikimin e një sulmi të ri ndaj Ukrainës, të cilën e pushtoi në vitin 2014. Moska mohon çdo plan të tillë, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse nuk plotësohen kërkesat, duke përfshirë një premtim të NATO-s për të mos pranuar kurrë Kievin.

NATO tha të hënën se po vendoste forcat në gatishmëri dhe po përforconte Evropën Lindore me më shumë anije dhe avionë luftarakë. Rusia i denoncoi lëvizjet si “histeri” perëndimore.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Rruga Press

YouTube player