Bota

Lëndohen shtatë ushtarakë të SHBA-së pasi avioni dështoi të ulej

Shtatë persona të personelit ushtarak të SHBA-së u lënduan të hënën pasi avioni ushtarak F-35C, dështoi të ulej në kuvertën e aeroplanmbajtëses. Incidenti ka ndodhur në Detin e Kinës Jugore, derisa Marina e SHBA-së njoftoi se piloti u hodh.

Kjo ndodhi përgjatë një operacioni rutinë.

“Piloti është në gjendje të qëndrueshme. Gjithsej shtatë marinarë u plagosën”, thuhet në njoftimin amerikan.

Lexo më shumë  Gjermania ofrohet të ngrejë linja prodhimi në Evropë për raketat Patriot

Tre nga personeli u dërguan për trajtim mjekësor në Manila, ndërsa katër të tjerë u liruan.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Plenkoviqi kritikon Serbinë në OKB për glorifikimin e Mlladiqit