Lajme

Tritol në shtëpinë e Armand Dukës, reagon Erion Veliaj live në emision

Në banesën e kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është vendosur tritol. 

Në momentin kur është publikuar ky lajm, Erion Veliaj ka qenë live në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për përplasjet e fundit në Federatë. 

I pyetur nga Ylli Rakipi, për një reagim në lidhje me këtë lajm, Veliaj tha se institucionet ligjzbatuese duhet të hetojnë urgjentisht rastin. 

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

Ylli Rakipi: Dikush më shkruan se është vendosur tritol ne shtëpine e Dukës.

Erin Veliaj: Ohu, këto filma me Shijak…

Arjan Curri: Është ë rëndë kjo, duhet t’i bëjmë thirrje prokurorisë.

Erion Veliaj: Duhet të ndajmë moralin e tij, nga armiqtë dhe bandat e Shijakut që mund të ketë ai. Të merret policia dhe prokuroria, nuk jam unë, të zgjidh problemet me bandat e Shijakut. 

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

***

Ylli Rakipi: Edhe njëherë, kjo puna e tritolit qenka e vërtetë. 

Erion Veliaj: Duhet urgjent policia, prokuroria, kamerat… Të sigurohet jeta e kujtdo. Ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ka bërë gjynahe, por kjo është vepër e dënueshme. I bëj thirrje të gjithë strukturave, t’i sigurojnë jetën, t’i garantojnë qetësinë familjare. 

Rruga Press

YouTube player