Art & Kulturë

Johnny Depp i rikthehet aktrimit

Aktori i njohur Johnny Depp së fundmi i është rikthyer aktrimit. Sipas mediave të huaja, aktori po përgatitet të luajë rolin e mbretit francez Louis XV.

Ky është filmi i parë që ai do të luajë që kur ai u akuzua për dhunë  ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard. Johndo të fillojë xhirimet e filmit të ardhshëm, ende pa titull, në verë. Filmi, i drejtuar nga regjisori francez Maiwenn, do të xhirohet në Pallatin e Versajës, Paris. Xhirimet pritet të vazhdojnë për tre muaj në monumentet e Parisit. Kujtojmë që Depp u shfaq për herë të fundit në filmin e vitit 2020 “Minamata”.

Lexo më shumë  105 vjet nga Kongresi i Lushnjës, akti themelor kushtetues për Pavarësinë e plotë të Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player