Mourinho nuk heq dorë nga futbollisti shqiptar
Jose Mourinho ka pasur ndikim të madh në transferimin e disa futbollistëve te Roma.
Trajneri portugez kishte bindur anglezin Tammy Abrahma që të lërë Chelsen për të kaluar te skuadra italiane.
Së fundmi, Mourinho bindi drejtuesit e Romës që të përforcojnë skuadrën edhe me Ainsley Maitland-Niles e Sergio Oliveira.
“Sky Sport Italia” shkruan se Jose Mourinho nuk është dorëzuar dhe do të bëjë përpjekje tjetër për të transferuar Granit Xhakën në fund të këtij sezoni, pasi nga Roma pritet të largohet Jordan Veretout.
Në fakt, bëhet e ditur se Mourinho kishte bindur Xhakën që në verën e vitit të kaluar të transferohej te Roma, por klubet nuk arritën të merren vesh.
Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2024.
Rruga Press