Sot dita e 6! Piratët rrëmbejnë anijen shqiptare në Nigeri, 8 persona mbahen peng, ende asnjë lajm prej tyre
Sot është dita e gjashtë e marrjes peng! Anija e kompanisë shqiptare “STEVIA” është ende në duart e piratëve në Nigeri. Deri më tani nuk ka asnjë detaj lidhur me ekuipazhin e marrë peng dhe me gjendjen e tyre shëndetësore.
Nga sa është bërë me dije nga mediat e huaja, janë marrë 8 persona, nga të cilat 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa kombësia e 2 personave të tjerë nuk dihet, por dyshohet të jenë shqiptarë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, tha se siç citohet nga agjencia e lajmeve Ukrinform, pronari i anijes së anijes së mallrave STEVIA është një shqiptar, dhe për pasojë të dyja ambasadat në Nigeri, ajo e Ukrainës dhe e Shqipërisë po marrin masat e duhura që të arrihet një zgjidhje.
Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit, duke bërë që Nigeria, Gana dhe rajone të tjera përreth të krijojnë një operacion koordinimi detar për të luftuar fenomenin. Gjithsesi nuk dihet nëse shkaku i këtij sulmi dhe rrëmbimi ka të bëjë me këtë fenomen, apo me ndonjë sulm personal ndaj kompanisë së shqiptarit që nuk është identifikuar ende.
Rruga Press