Bota

Papa Françesku thirrje botës që të lutet për paqen në Ukrainë

“Unë po shikoj me shqetësim tensionet në rritje që janë një kërcënim i ri për paqen’”, ka thënë Papa Françesku.

Sot, Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të lutet për uljen e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, duke vënë në dukje se kjo situatë kërcënon sigurinë e Europës.

‘Tensionet në rritje janë një kërcënim dhe një goditje e re për paqen në Ukrainë, gjithashtu rrezikojnë sigurinë e Europës’, ka thënë ndër të tjera ai.

Lexo më shumë  Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të Rusisë

Ai gjithashtu ka sjellë në vëmendje një tjetër situatë problematike që ende nuk ka marrë zgjidhje.

Gjatë predikimit në meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit, ai tha se është dhimbje madhe kur shohim se vëllezërit dhe motrat tona vdesin në det sepse nuk i lejojnë të dalin në breg.

Gjithashtu ia u shpreh se kulti më i pëlqyeshëm i Zotit është të kujdesesh për fqinjin.

Lexo më shumë  Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person

‘Sa dhimbje ndjejmë kur shohim se vëllezërit dhe motrat tona vdesin në det sepse nuk i lenë të dalin në breg. Kujtoj se kulti më i pëlqyeshëm për Zotin është të kujdesesh për fqinjin’, ka thënë më tej Papa.

Rruga Press

YouTube player