Lajme

Pas 23 vjetëve, rivarroset 17-vjeçari i vrarë nga forcat serbe në Drenas

Pas 23 vjetëve, është rivarrosur Nuredin Dvorani, i cili, në moshën 17-vjeçare, në vitin 1999, ishte rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm nga forcat serbe.

Eshtrat e tij u gjetën në lokacionin e varrezës masive në Qirez të Skenderajt dhe u identifikuan përmes analizës së ADN-së, njofton Klan Kosova.

Ai sot u rivarros në fshatin Tërstenik të Drenasit me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori turk diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Nuredin Dvorani, si i ri, bashkë me disa bashkëfshatarë, ishte larguar nga shtëpitë e tyre, për t’u fshehur nëpër male nga serbët.

Rruga Press

YouTube player