Lajme

Në Prishtinë sekuestrohet numër i madh i pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zhvilluar operacion të bastisjes në një lagje të Prishtinës, ku ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të  madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës, më këtë rast, ndërkohë kanë proceduar më tej zyrtarët doganorë.

Lexo më shumë  Pezullimi i Ballukut/ BIRN: Bie edhe alibia e Ramës për të mos vendosur për heqjen e imunitetit

Ky aksion i bastisjes është realizuar pas autorizimit nga ana e gjyqtarit për procedurën paraprake.

”Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, në vazhdimësi ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka, shtuar këtu edhe asistimet dhe angazhimet për mbështetjen e institucioneve dhe mekanizmave të tjerë për të ushtruar të papenguar dhe plotësisht kompetencën e tyre”, thuhet ndër të tjera.

Lexo më shumë  Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

Rruga Press

YouTube player